Memeti:Kandidaturën e Nuhiut për zv/ministër në MPB e kam mbështetur pa rezervë

Në lidhje me disa spekulime të publikuara në disa portale ka reaguar Kryetari i Degës së BDI-së në Komunë të Tearcës dhe njëkohësisht anëtar i Kryesisë qendrore të BDI-së Dr. Shaban Memeti duke potencuar se ka mbështetur propozimin e Agim Nuhiut për zv/ ministër në MPB pa asnjë rezervë. Më tej, ai sqaron se nuk janë të vërteta edhe pohimet se ai ka pasur ambicie për poste të ndryshme ministrore, siç apostrofohej arsimi, duke pasur në konsideratë edhe faktin se si mjek-kirurg me profesion, z.Memeti për shumë vite është i angazhuar në sfera tjera kryesisht të fushës mjekësisë dhe njëkohësisht kontribuues në reformimin e sistemit shëndetësor nga pozita të ndryshme që ka mbartur ai deri më tani. Dega e BDI-së në Komunë të Tearcës është në mbështetje të plotë të politikave kombëtare të udhëhequra nga z.Ali Ahmeti.

Me respekt,

Dega e BDI-së për Komunë të Tearcës

Tearcë, 14.06,2017