Zharko Llukovski, anëtar ekzekutiv i Këshillit të drejtorëve në funksionin e Drejtorit kryesor operativ të Makedonski Telekom do ta vazhdojë karrierën e vet jashtë kompanisë për shkak të përmbylljes së kontratës menaxheriale më 30 qershor 2017
Nazim Bushi, Zëvendëskryetar i deritanishëm i Këshillit të drejtorëve të Makedonski Telekom do ta kryejë funksionin e Anëtarit ekzekutiv të Këshillit të drejtorëve në funksionin e Drejtorit kryesor operativ të Makedonski Telekom në periudhë 3 mujore, duke filluar nga 1 korriku 2017.
Zharko Llukovski, Anëtari ekzekutiv i Këshillit të drejtorëve në funksionin e Drejtorit kryesor operativ të Makedonski Telekom do ta vazhdojë karrierën e tij jashtë kompanisë për shkak të përfundimit të kontratës së tij menaxheriale më 30 qershor 2017.
Llukovski ishte në pozitat më të larta drejtuese në kompani nga viti 2006. Në vitin 2010 u emërua Drejtor kryesor ekzekutiv i T-Mobile Maqedoni, ndërsa në vitin 2015 Drejtor kryesor operativ i Makedonski Telekom.
Nën udhëheqjen e tij janë realizuar projekte të cilat në tërësi e ndryshuan industrinë telekomunikuese në Maqedoni dhe veçanërisht në sferën e zhvillimit të teknologjisë celulare, siç është vendosja e rrjetit 3G dhe 4G për herë të parë në treg. Ka punuar në zhvillimin e biznesit TIK siç është projekti “qyteti i zgjuar” dhe u angazhua për zgjidhje inovative siç është pagesa mobile dhe vendosi inovacione në mënyrën e punës në kompani.
Luajti rol të rëndësishëm në bashkimin e Makedonski Telekom dhe T-Mobile Maqedoni, me çka drejtpërdrejt kontribuoi që kompania ta ruaj pozitën lidere në treg.
Këshilli i drejtorëve të Makedonski Telekom e emëroi Nazim Bushin Zëvendëskryetar i deritanishëm në Këshillin e drejtorëve të Makedonski Telekom ta kryejë funksionin e Anëtarit ekzekutiv të Këshillit të drejtorëve në funksion të Drejtorit kryesor operativ të Makedonski Telekom në periudhë prej tre muajve, gjegjësisht prej 1 korrikut 2017.
