Pas të shtënave me armë në një qendër në San Françisko, 4 persona kanë mbetur të vdekur mes të cilëve dhe atentatori, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas mediave italiane atentatori është futur në qendrën Ups, dhe ka hapur zjarr, ndërkohë që më pas është ekzekutuar nga policia.
Sipas një dëshmitari okularë atentatori kishte një pistoletë dhe ishte një punonjës i qendrës.
