Vjedhje e rëndë në Tetovë

56 vjecari J.D. nga fshati Tenovë, dje ka paraqitur një vjedhje e cila besohet të ketë ndodhur ndërmjetë 13 dhe 14-t të këtij muaji. Kryerës të panjohur kanë hyrë te shtëpia e një familjari të tij i cili është me punë në Zvicër, raporton Tetova1.

 

Ato me forcë kanë hapur derën e ballkonit dhe kanë kontrolluar në tërësi shtëpinë dhe një objekt ndihmës. Aty kanë marrë një motor me katër rrota si dhe një bicikletë të tipit “Stotling”.

Shifrat e dëmit të shkaktuar nga vjedhja shkojnë deri në 500 mijë denarë.

Vjedhja e shtëpive të mërgimtarëve nuk është dukuri e rradhë në rajonin e Pollogut. /Tetova1/