VMRO-DPMNE është kundër zgjedhjes së Arta Toçit në postin e zëvendësministres për Punëve të Jashtme, madje zgjedhjen e saj e ka quajtur skandaloze dhe të rrezikshme për shtetin…
Nga VMRO thonë se kontestimi i kufijve aktual dhe ëndrra për shtete të mëdha nga funksionarë shtetërorë të mëdhenj mund të ndikojë në çrregullimin e marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë me fqinjët. VMRO kërkon nga kryeministri Zaev të rianalizojë vendimin për emërimin e Toçit.
“E propozuara, Arta Toçi, është autore e punimit shkencor “Kufijtë si mit”, në të cilin shkruan rreth konferencës së Londrës të mbajtur në vitin 1913, ku është sjellë vendimi për formimin e mbretërisë shqiptare. Sipas saj, një pjesë e Shqipërisë nuk është vendosur në kufijtë e saj administrativ. Në punim Toçi thekson se në Ballkan kufijtë kanë pasur rëndësi dhe dimensione të ndryshme dhe shton se në këto rrethana kufijtë kanë qenë linjë tjetërsimi të një gjuhe dhe një populli, me të cilat është krijuar histori me shumë dhimbje dhe ndarje”,- deklaroi Vlladimir Nelloski nga VMRO-DPMNE.