Vrasja e shqiptares/ Fqinja tregon tmerrin: Derën ma hapi Muhamedi, duart i kishte me gjak

Rrëfim i dhimbshëm ai i fqinjës së Diana Vrapit, 52-vjecares qe u vra dje ne Itali nga burri i saj, Muhamed Vrapi.

Mediat italiane zbardhin dëshminë e fqinjës, një grua e cila ka dëgjuar ulërimat dhe i ka rënë ziles së derës. “Dëgjova zhurma dhe i rashe ziles, derën ma hapi duart i kishte të gjakosura. E pashë të shtrirë në tokë, të therur e të mbuluar nga gjaku teksa kërkonte ndihmë. Ndërsa ai qëndronte në këmbë”- tha fqinja, duke shtuar se dyshon se ajo donte te largohej nga shtëpia dhe kjo mund te ishte arsyeja e tragjedisë.

Të tjerë fqinj e njohim për një grua dhe nënë shumë e mirë. “E njihja nga afër, mund të them se ishte një person i qetë”,- tha një tjetër. Kurse te tjere flasin se njiheshin si një çift jo problematik.

NGJARJA

Krimi i rëndë ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 16:30 në rrugën “Goito” në Bust Arsizio të Vareses, ndërsa ishin pikërisht fqinjët që dhanë alarmin. Muhamed Vrapi në sherr e sipër ka marrë një thikë të madhe nga kuzhina dhe ka filluar të qëllojë pa mëshirë Dianën, gruan me të cilën kishte tre fëmijë. Ambulancat e gjetën ende gjallë, kur shkuan në shtëpinë e tyre por nuk mundën t’i vijnë në ndihmë për shkak se kishte humbur shumë gjak.