Një zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë një kërcënim publik drejtuar koalicionit LDK-AKR-AL.
Mentor Merovci nga Vushtrria, aktivist i Vetëvendosjes, në një shkrim në rrjetin social Facebook ka kërcënuar haptazi LDK-në nëse këta të fundit bëjnë koalicion me PAN-in.
Madje në postimin e tij ai shkon shumë më thellë. Përmend djegien me benzinë e kalljen për së gjalli të të gjithë atyre që janë pjesë e LDK-së e të cilët mund të bëhen pjesë e PAN-it.
“Nëse LAA, apo dikush nga ta, i bashkëngjitet PAN-it duhet me i bo gati shishet me nga 0.5 l benzinë e me i kall për së gjalli”, shkruan zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo nuk është hera e parë që aktivistë të këtij subjekti bëjnë kërcënime të tilla. Ata vazhdimisht në deklaratat e tyre bëjnë thirrje të ngjashme.
Kujtojmë se ky subjekt në Kuvendin e Kosovës filloi përdorimin e gazit lotsjellës e gjësendeve të tjera për ta parandaluar ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Dardan Molliqaj kohë më parë kishte thënë se pushtetarët do të tërhiqen zvarrë rrugëve.
Ndryshe, kjo Lëvizje pas garimit në zgjedhjet e 11 qershorit ka ndryshuar ideologjinë e tyre rreth pranimit të shtetit të Kosovës dhe simboleve të saj.
