73 vjet pa u vënë gozhdë, Teuta Arifi do e bëj shkollën “Liria” si të jetë e re (Foto)

Plot 73 vite pas ndërtimit të SH.F “Liria” në Tetovë, përfundimisht fillon të marrë përkujdesin e nevojshëm institucional sa i përket investimit në mirëmbajten infrastrukturore të objektit shkollor.

3 vite më parë Komuna e Tetovës në baskëpunim me MASH përgatitën plan aksional për rekonstruim të të gjithë objekteve shkollore në komunën e Tetovës, përfshirë këtu edhe SH.F Liria. Procesit të fillimit të punëve ndërtimore mbi pullazin e vjetruar të shkollës i parapriu analiza për qëndrueshmërinë e objektit të shkollës nga Instituti seizmlogjik.(IZIIS), e porositur nga komuna e Tetovës.

Procedurat e prokurimit publik dhe përzgjedhjes së firmës për kryerjen e punëve ndërtimore, MASH i filloi në vitin 2016, por për shkak te procesit zgjedhor dhe ecurisë së vitit shkollor punimet filluan sot.

Gjithashtu përfunduam edhe rekonstruimin e tërësishëm të të gjithë banjove të shkollës.
Përndryshe këtë vit Komuna e Tetovës ka ndarë plotësisht edhe 25 milion denarë, mjete të cilat do të shfrytëzohen për rekonstruim të plotë të kësaj shkolle, e cila meriton kujdes të veçantë institucional si një ndër foletë e para të arsimit në Tetovë, ku janë shkolluar dhe shkollohen shumë nga gjyshërit, prindërit dhe femijët tanë !