Deklarata e Zaevit për Kosovën: Ky është qëndrimi i Likës

Kosova ka kryer aktin më të lartë mundshëm me pavarësinë e saj, aq më shumë kur e kanë njohur gjitha shtetet e botës, ka theksuar në vijim të intesvistës në Zig- zag të Art Channel, zv/kryeministri Hazbi Lika.

“Ne si shtet kemi njohur atë pas shpalljes së pavarësisë, këto çështje tjera si në UNESCO apo organizma tjerë ndërkombëtar, është një akt i kryer, arsyet se pse ka menduar ashtu Zaev besoj se do të del me një qëndrim pak sa më të mirë”, ka thënë zv/kryeministri Hazbi Lika pas deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev lidhur me qëndrimin e fundit se Maqedonia ka gabuar që ka votuar ‘”për” anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, transmeton Aktuale.mk.