Më 24 dhjetor të vitit 2012 deputetët e opozitës në Kuvendin e Maqedonisë u nxorrën jashtë me dhunë nën urdhrin e kryeparlamentarit të atëhershëm Trajko Veljanovski. Rasti pat ndodhur pasi që deputetët e LSDM kishin tentuar ta bllokojnë foltoren e Kuvendit. Nga Kuvendi, sigurimi aso kohe me dhunë pat larguar edhe gazetarët, shkruan gazeta Lajm.
Rasti sot e kësaj dite kujtohet sikur “E hëna e zezë në Kuvend”.
Ditë më parë në një situatë të ngjashme, kur VMRO-DPMNE bllokoi foltoren sigurimi ishte i shurdhër dhe nuk përfilli urdhrin e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, me ç’rast ky i fundit u detyrua të jepte pauzë.
Moszbatimi i urdhërit nga ana e sigurimit e detyroi Talat Xhaferin të jep pauzë.
Krahasimi i këtyre dy momenteve jep pasqyrë reale për fuqinë e faktorit shqiptarë në institucionet e Maqedonisë.
VIDEO: https://www.facebook.com/gazetalajme/videos/1187408354698372/
