Një krim i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në një familje shqiptare në Varese të Italisë. Një grua 52 vjeçe është qëlluar për vdekje me thikë nga burri i saj. Sipas medieve italiane ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta të pasdites së sotme. Viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur Diana Vrapi, 52 vjeçe, ndërsa në pranga është vendosur burri i saj, Muhamed Vrapi, 62 vjeç i cili e ka pranuar krimin. Mjeku ligjor ka bërë të ditur se gruaja ishte qëlluar 15 herë me thikë. Çifti kishte vite në Itali dhe ishin me pasaportë italiane dhe prindër të 3 fëmijëve. Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi të rëndë.
https://www.youtube.com/watch?v=XLAYRKWNq2A
