Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka vënë një paralele mes kësaj partie dhe Lëvizjes Besa në Maqedoni duke thënë se dy siubjektet kanë lindur për shkaqe të njëjta dhe kanë triumfuar në mënyrë të njëjtë. Duke analizuar lindjen e subjekteve në Kosovë dhe Maqedoni, Konjufca përshkruajti se LDK dhe PDSH lindën në vitet e 90-ta, ndërsa PDK dhe BDI pas luftërave çlirimtare që u zhvilluan në dy vendet. Por këta dy të fundit ai tha se i ka bashkuar edhe mënyra e qeverisjes që është karakterizuar me krim dhe skandale të shumta. Në fazën e tretë si revoltë ndaj qeverisjes së dy subjekteve ai tha se kanë lindur Vetëvendosje në Kosovë dhe Lëvizja Besa në Maqedoni duke përshkruar se dy partitë kanë edhe mënyrën e themelimit por edhe mënyrën e veprimit të njëjtë. “Ata e humbin mbështetjen dhe kjo pastaj reflektohet në qeverisje, nuk ka llogaridhënie, përgjegjësi, skandalet janë shumë të shpeshta kundër dorëheqjet shumë të rralla. Edhe këtu edhe në Kosovë drejtësia shndërohet në një lloj strehimi ku mund të strehohen. Kur qytetarët i shohin gjitha këta, këtyre partive ju bjen fuqia për arsye se qytetarët tani e shohin se ky model nuk është për ta. Kjo ju ka dhënë një shanc disa subjekteve siç është Lëvizja Besa e cila nuk ka marë pjesë në zgjedhje asnjëherë dhe herën e parë që kandidon e mer gjysmën e deputetëve të BDI-së”, tha deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në emisionin “Rruga drejt”.
Ballkan Glauk Konjufca: Lëvizja Besa reflektoi njejtë si Vetëvendosja
Lajmet e fundit
Derivatet e naftës me çmime të reja
Komisioni Rregullator për Energjetik sot ka vendosur që të ris çmimet e benzinave ndërsa çmimi i dizelit mbetet i njëjtë.Kështu sipas vendimit të ri,...
