Loja famëkeqe ‘Balena Blu’ ka nisur të kontaktoj edhe të rinjë nga Maqedonia, mëson Tetova1.
Liridona, një vajzë 18 vjeçare nga Tetova i ka thënë portalit tonë se është kontaktuar në rrjetin social facebook nga kjo lojë. Mesazhi nga ‘Balena Blu’ ka qenë në gjuhën angleze dhe ka pasur instruksione se si është loja.
“Në fund më pyetën nëse dëshiroj të kyçem në lojë dhe se kthim prapa nuk ka” rëfen Liridona.
“Fatmirësisht unë kisha lexuar më parë për këtë lojë dhe kur më erdh mesazhi unë refuzova që të luaj. Në atë moment mesazhet e ardhura nga ‘Balena Blu’ më janë fshirë menjëherë dhe nuk kam mundur ti gjej më” tregon Liridona.
Në Maqedoni nuk janë përmendur raste ku fëmijët janë kyçur në lojë, megjithatë në vendet fqinjë fëmijë të moshave të reja kanë arritur nivele të larta të lojës, duke ju afruar nivelit 50 ku i kërkohet fëmijëve të bëjnë vetëvrasje.
Autoritetet ngrenë alarmin për rrezikun nga kjo lojë dhe kërkojnë nga prindërit që të kenë kujdes me fëmijët e tyre se çka bëjnë në rrjetet sociale. /Tetova1/
