Ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov sot duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale Publike ku është i ftuar për të dhënë dëshmi, mëson “Fokus”.
Ai në nëntor të vitit të kaluar vetëm se ishte një herë në PSP, si i dyshuar në rastin “Tortura”, por atëherë nuk kishte dëshmuar per shkaku se kishte kërkuar inspektim të dëshmive.
Momentalisht, nuk dihet nëse Mijallkov është ftuar për të njëjtin rast apo për ndonjë lëndë tjetër të PSP-së.
Mijallkov është i dyshuari i parë në rastin “Tortura”, më saktësisht për arrestimin e ashpër të Ljube Boshkovskit në vitin 2011.
Rasti “Tortura” nga PSP është paraqitur për herë të parë më 28 mars të këtij viti.
