Mimoza Shkodra tregon se sa paguhet në Zvicër si teknike e farmacisë (VIDEO)

Mimoza Shkodra është njëra nga këngëtaret më simpatike dhe njëkohësisht më të dashura si për publikun në Kosovë ashtu edhe për atë në Shqipëri.
Por pavarësisht se nga të gjithë njihet si një këngëtare, në fakt Mimoza në jetën e saj jashtë ekranit ka një tjetër profesion që nuk ka lidhje aspak me artin.

E ftuar në intervistën e gjatë të emisionit Express Rozë, Mimoza ka folur për karrierën, por edhe për jetën personale.

Ndër të tjera, ajo rrëfeu se ka një profesion të dytë si teknike e farmacisë.

Këtë profesion ajo e ushtron në Zvicër, ku edhe kalon pjesën më të madhe të vitit.

Se sa paguhet si teknike e farmacisë në Zvicër, e kuptoni duke klikuar në videon e mëposhtme të emisionit më të shikuar në vend, Express Rozë.