Ish-kreu i qeverisë serbe Aleksandar Vuçiç ka vendosur në krye të qeverisë serbe ish-ministren e Administratës Publike, Ana Brnabiç. Ajo është gruaja e parë dhe e deklaruar si lesbike në vendet e Ballkanit që do të drejtojë një zyrë kryeministrore.
41-vjeçarja do të zëvendësojë Vuçiç-in në këtë zyrë pasi ai u zgjodh president i vendit 2 javë më parë.
“Besoj se Ana ka të gjitha vlerat dhe cilësitë profesionale dhe personale për të drejtuar qeverinë”,- tha Vuçiç pak ditë më parë.
Ndërsa propozimi i saj mbetet për t’u miratuar nga Parlamenti i Serbisë, pritet që kjo votë të jetë një formalitet pasi partia e tyre ka shumicën e deputetëve.
Mediat europiane shkruajnë se fakti që ajo është lesbike do të bëjë që të drejtat e komunitetit LGBT të jenë më të respektuara në Serbi, por edhe në Ballkan.
/Blitz.al/
