Regjimi i Bashar al Asadit në Siri po realizon sulme ajrore në Idlib, Lazkiye, Hama, Humus, Dera dhe Sham, të cilat ndodhen në “zonat jokonfliktuale” të cilat parashikohen të krijohen, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të gazetarit të AA-së në Siri, në rajonin Xhisr Esh Shugur dhe qytezën Bidama të qytetit Idlib, në rajonin e Maleve Kurde në Lazkiye, ne qytezën Latamnje në veri të qytetit Hama, në qendrën e qytetit Dera, rajonin e Gutës Lindore dhe në lagjjen Cobar në Damask po ndërmerren sulme ajrore nga regjimi.
Sulmet më intensive po realizohen në qendrën e qytetit Dera, i cili ndodhet në pjesën jugore të shtetit. “Qyteti i Vjetër” në qendër të Dera-s, i cili njihet si “Dera Beled”, po goditet me raketa të quajtura “elefantë”.
Pas bombardimeve të realizuara sot në mëngjes në fshatin Kesisejn në veri të Humusit, banorët u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.
