Shkupjani theret tre herë me thikë, ja në cilën lagje ka ndodhur rasti

Një person ka marrë lëndime të rënda pasi gjatë një përleshje fizike është therur tre herë me thikë, shkruan press24. Incidenti ka ndodhur në një restorant në lagjen Trubarevë të Shkupit, kanë thënë burime policore, transmeton Gazeta Lajm.

Sipas informacioneve ende jozyrtare, personi i lënduar është transferuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjendja e tij ende është kritike.

Tani për tani nuk ka informacione për motivin e incidentit e as për identitetin e pjesëmarrësve në të.