Bisedimet për sekretarët shtetëror, në pritje

SHKUP (AA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme në të cilën në rend dite ishte zgjedhja e Qeverisë së Maqedonisë, në prani të 111 deputetëve, prej të cilëve 62 votuan “pro”, 44 kundër dhe 5 deputetë ishin të përmbajtur zgjodhën Qeverinë e Re të Republikës së Maqedonisë të kryesuar nga Zoran Zaev si kryeministër. ( Besar Ademi - Anadolu Agency )

Partitë e koalicionit qeveritar akoma nuk kanë sqaruar pozicionet për emërimin e drejtorëve dhe sekretarëve shtetërorë nëpër institucionet dhe dikasteret e mbetura. Qeveria mbrëmë ka emëruar vetëm Sanja Lukarevskën, ushtruese të detyrës drejtor në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, njofton Alsat.

Drejtoritë tjera në kuadër të ministrive si dhe ato të ndërmarrjeve publike do të mbeten çështje debati mes partive dhe grupeve të punës. Partitë nuk shpjegojnë se cilat drejtori dhe sekretar shtetëror synojnë, por në bazë të emërimeve të deritanishme, partitë shqiptare do të kenë drejtor kryesisht neper institucione me më pak relevancë. Përveç drejtorive, partitë duhet të caktojnë kuadro edhe për inspektorate shtetërore, byro dhe fonde.