Veprimtari shqiptar, Daim Hiseni në profilin e tij në Facebook ka thënë se informacionet që dalin se në natën e kobshme të 27 Prillit ka pasur edhe shqiptar që kanë sulmuar janë të sponzoruara nga shërbimi sekret sërb për të krijuar vëllavrasje të shqiptarët, njofton Tetova1.
Ai më tej ka spjeguar se si është planifikuar dhe kush ka dashur ta shoh të vdekur Ziadin Selën.
“Politika sërbe edhe mëtutje përpiqet që ngjarjet e 27 prillit tua hedh shqiptarëve dhe të krijon konflikt ndërshqiptarë për ta lënë në haresë platformën politike..
Personi i cili në ditën e kobshme në parlamentin e maqedonisë i cili i ka fol shqip Ziadin Selës nuk është Zegluli, por është një person tjetër (tani më i njohur për organet) me nofkën Kole dhe vjen nga një familje e përzier me babë shqiptarë dhe nënë maqedone.
Përpos Sasho Mijallkovit ka pas edhe një lider shqiptarë i cili ka qenë pjesë e planit për likuidimin e Selës, ngase Ziadin Sela ua kishte prishur disa plane dhe skema të politikave antishqiptare të tyre.
Është e vërtet që shumë politikanë shqiptar e kanë dëshiruar vdekjen e Selës dhe e dëshiroj edhe sot e kësaj dite.
Por autorët kryesorë në këtë rast janë ambasadori Rus në Maqedoni, struktura dhe organe të Sërbisë bashkë me kryeministrin Gruevski.
Për shumë gjëra tjera në lidhje me këtë rast besoj që do të vinë ditë tjera ku shumë fëlliqësira do të dalin në sipërfaqe.
I mjerë ai shqiptarë i cili i gëzohet të keqes së vëllaut të tij.
Mjerë ai shqiptarë që akoma është argat i shërbimeve të huaja dhe në sofër të shkijeve” shkruan Hiseni. /Tetova1/
