PSP nuk ka kohë për të përfunduar rastet

Eksperti juridik Aleksandar Tumanovski dhe gazetari Sashe Dimovski vlerësojnë se Specialja do të arrijë të përmbyll rastin “Target” që ka të bëjë me përgjimet, brenda afatit ligjor i cili skadon në fund të qershorit.
Të ftuar në emisionin 360 gradë në Alsat ata konsiderojnë se mandati i Speciales duhet të vazhdohet, pasi periudha kohore e veprimit të saj për ngritjen e aktakuzave dhe përmbylljen e lëndëve të caktuara nuk ka qenë e mjaftueshme.

Dyshoj se nuk do të ketë aktakuzë për atë lëndë, sepse ajo lëndë duhet të tregojë se kush ka përgjuar në Maqedoni. Nuk e di se çfarë veprime janë ndërmarrë sepse nëse merren veprimet që duhet të përmbushen nuk është patjetër që të përmbushet ai afat prej 15 ditësh, nëse merret në pyetje i dyshuari, nëse në ndërkohë mblidhen dëshmi tjera ose nëse dorëzohen nga ana e mbrojtjes. Kështu që është e mundur që ajo aktakuzë të ngrihet në ditën e fundit dhe ajo është 30 qershori- vlerësoi avokati Aleksandar Tumanovski, Ekspert i së Drejtës Penale.

Vetë Prokuroria flet të njëjtën edhe nëse “ Target” nuk është njëra nga lëndët e para me të cilën më tej PSP do të merret , sinqerisht do të jem i dëshpëruar sepse jam njëri nga ata që kanë qenë me muaj të tërë të përgjuar pa kurrfarë urdhri. “Këto afate mund t’i interpretojmë pak më hapur , por nëse e shohim sjelljen e të dyshuarve në rastin “ Target” dhe mosshfaqjen e tyre në PSP , dhe mos marrjen e ftesave nga PSP, nuk e lidh specialen në korniza të tilla rigide që ta respektojë këtë afat prej 15 ditësh, unë jam I bindur se deri më 30 qershor mund ta lëshojë aktakuzën në gjykatë– tha gazetari Sashe Dimovski.

Eksperti i së drejtës penale Andrej Bozhinovski thotë se lënda “Target” është burim i të gjithë hetimeve tjera që janë pjesë e bombave, dhe se afati i Speciales nuk do të ishte i përmbushur nëse nuk do përmbyllej lënda “Target”.

Mendoj se nuk është e pranueshme të ketë afat prej 18 muajve në raport me vëllimin e hetimit që PSP duhet të udhëheq. Duke pasur parasysh se duhet të dëgjojnë. Edhe vetë prokurorja Janeva tha se vetëm 45% të bisedave të përgjuara janë dëgjuar. Lidhur me relevancën e rastit “Target” , mund të them se “Target” është qendra e të gjithë hetimeve tjera që janë pjesë e bombave. Mendoj se pa mbarimin e “Target” mandati i Speciales nuk është i përmbushur derisa nuk hetohet se kush, çfarë ka përgjuar- shtoi ekspert i së drejtës penale Andrej Bozhinovski.

Në lëndën “Target” të dyshuar janë 10 persona. Mes tyre është edhe ish shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov dhe ish ndihmësi i tij Goran Grujevski. Prokuroria Speciale ata i ngarkon se pa urdhër gjyqësor, në mënyrë ilegale, kanë përgjuar politikanë, biznesmenë dhe gazetarë, ndërsa cak i tyre kanë qenë edhe ish ministrat e VMRO-DPMNE-së. Sipas dëshmive që i siguroi Janeva, të gjitha përgjimet janë bërë ilegalisht./Alsat-M