Në zgjedhjet e vitit 2014, Teuta Rugova u konsiderua si befasi te votat e kandidatëve, pasi kishte marrur mbi 37 mijë vota.
Për një periudhë tri vjeçare në Kuvend, e bija e ish-presidentit Rugova ishte ndër deputetet më pasive.
Kjo duket se e ka penalizuar, pasi ajo ka humbur hiç më pak se 30 mijë vota, raporton lajmi.net.
Sipas rezultateve preliminare, Teuta Rugova ka siguruar 7 mijë e 149 vota, duke bërë që megjithatë të jetë edhe për një mandat në Parlamentin e Kosovës.
Që të dihet numri i saktë i votave për të gjithë kandidatët duhet të pritet certifikimi i rezultateve nga KQZ-ja.
Zgjedhjet e kaluara:
