VMRO DPMNE qan për struganët: Qeveria i injoron ato

VMRO-ja vlerëson se Qeveria e re tregoi paaftësinë dhe jo interesimin për problemet e qytetarëve të Strugës, ku 9 ditë me radhë digjet deponia, e cila ndotë dhe rrezikon jetën e qytetarëve. Nga kjo parti thonë se, nëse vazhdon djegia e deponisë rrezikohet edhe sezoni turistik në Ohër. Partia e Gruevskit vlerëson se LSDM dhe partnerët e koalicionit me paaftësinë e tyre rrezikojnë sezonin turistik në liqenin e Ohrit, me çka drejpërdrejtë rrezikojnë edhe ekzistencën e qindra familjeve që burime kanë të ardhurat nga turizmi.

“Qeveria e LSDM-së di të shfuqizojë, bllokojë dhe largojë nga puna, por është totalisht e shurdhër dhe nuk dëgjon kërkesat për zhvendosje dhe mbyllje të deponisë në Strugë. Kërkojmë që me procedurë urgjente të mbahet seancë parlamentare në të cilën do të diskutohet për këtë situatë alarmante”, njofton VMRO-ja.