Denis Voronernkov, deputet i dhomës së ulët të Dumës së Rusisë, ka humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në Kiev, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklarate me shkrim nga policia e Kievit, thuhet se Voronenkov dhe personat që e shoqëronin, janë sulmuar teksa po hynin në një hotel në qendër të qytetit.
Në këtë sulm të armatosur, ish-deputeti Voronenkov ka humbur jetën. Policia ka thënë gjithashtu se truproja e tij dhe sulmuesi kanë mbetur të plagosur.
Voronerkov, ishte kundërshtar i Putinit, derisa një orë para vrasjes ai kishte goditur me deklaratë Putinin.
