Një biznesmen nga Shkodra është dhunuar nga persona të veshur si policë. Mësohet se biznemeni i dhunuar është Mario Molla, ndërsa shkak i dhunës mendohet të jetë konkurrenca. Një video është siguruar nga kamerat e sigurisë, ku duken personat që futen në banesë e llojnë të godasin biznesmenin.
Videon biznesmeni e ka publikuar në prolin e tij në Facebook, ndërsa miqtë e tij thanë për JOQ se gjithçka ka ndodhur për shkak të biznesit të tij në liqenin e Komanit, me linjën e udhëtimeve. Ata thonë se dhuna ka ardhur si pasojë e konkurrencës.
“Po më sulmojnë, sakatojnë, përulin, torturojnë psikologjikisht, zikisht e
shpirtërisht për mbrojtjen e trojeve të mia nga sue Arabe kësaj rradhe me investime shkatërrimit. Policia ( me urdhër të atyre që na bën shtet islamik) Haxhi Bardhi me kompani financuar nga grupe islamike tentojnë liqenin e Komanit! Janë po ato që paguan banorët për prishjen e ylberit shumëngjyrëshe në ishullin e paqes vënë nga kisha katolike në vitin 2002, janë po ata që po këmbëngulin me çdo kusht konvertimin tim për së gjalli, gjë e cila nuk do më ndodhi. Uniformat pa emër, me makina të policisë në digën e Komanit”, shkruan biznesmeni. /JOQ
