Javorja greke: Athina do të propozojë “Maqedoni të Vardarit” për zgjidhje të problemit me emrin

Maqedonia e Vardarit do të jetë një propozim për qeverinë e Maqedonisë si mënyrë për zgjidhjen e problemit me emrin, njofton javorja greke “Real News”.

Sipas gazetës, Qeveria e Greqisë vlerëson se përkufizimi gjeografik “e Vardarit” do të anashkalojë kërkesat irredentiste nga ana e maqedonasve.

Gazeta javore “Real News” shton se propozimi alternativ nga ana greke mund të jetë edhe “republika e Shkupit”, të cilin propozim Maqedonia e mori gjatë bisedimeve paraprake.