Shkruan : Urim Saliu
Asgjë nuk kanë më shumë partitë tjera që kanë bërë Qeverinë. PDSH s’do gabonte të ishte pjesë e po kësaj qeverie.Për hir të atyre votuesve besnikë që nuk kanë braktisur me vite këtë subjekt. Këta njerëz meritojnë një shpërblim. Në vigjilie të takimit Zaev-Thaçi kanë nisur menjëherë ata që partia e tyre gjithmonë është kombëtare dhe gjithë të tjerët janë antikombëtarë. Prandaj Menduh mos hezito. Edhe ashtu njerëzit janë mësuar të interpretojnë keq.Edhe ashtu gjithmonë partia ime është më e mirë se partia yte. Kjo është ajo thënia e famshme këtu.
Thaçi duhet të jetë pjesë e pushtetit. Kjo mvaret nga ai.Duhet të jetë në qeveri sepse baballarët e politikanëve të rinj dikur ishin ministra në PDSH sot fëmijët e tyre janë pjesë e ekzekutivit në një subjekt tjetër.Bëhu pjesë e qeverisë për inat të dinastive politike.
Po t’a shikosh baballarët me pushtet dhe fëmijët po me pushtet.Për kombin cfarë mbeti.Për interesat shqiptare cfarë mbeti. Shumë gojë janë mbyllur. S’ka më kauzë shqiptare , sepse qëllimi i pushtetit u arrit.Pjesë të elektoratit të subjekeve tjera valvisin flamujt e fitores së idhujve të tyre.S’ka ditë që nuk i ngrisin në majat e ” lavdisë”.I ngrisin sepse kanë një interes, sepse kanë një shpresë sepse partitë e tyre janë fund e krye qeveri.
Thaçi ka akoma një pjesë të rezistencës së një elektorati që nuk thyhet, që nuk shitet, që është rrënuar por nuk ka shitur interesin e vet.Kaq vite mbështetje , ai elektorat meriton të ndjejë njëherë të vetme pushtetin.Më mirë një Menduh i keq që do pranojë të jetë në Qeveri dhe dicka e mirë për elektoratin e sinqertë që e ka mbështetur deri në frymën e fundit, se sa një Menduh i mirë dhe një elektorat i braktisur dhe i harruar.Në fund të fundit të gjithë janë me pushtetin.Ata që mundohen mos e pranojnë këtë fakt, gënjejnë haptazi.
Menduh bëhu pjesë e Qeverisë për hir të atyre mbështetësve t’u aq sa janë, por janë vërtetë besnik përgjithmonë.
