Mërgimtarët kujdes me shpejtësinë në rrugën Bujanoc-Preshevë (FOTO)

Të gjithë mërgimtarët të cilët udhëtojnë për në vendlindje për pushime nëpërmjet Serbisë duhet që të bëjnë kujdesë me vozitjen dhe shpejtësinë në autostradën Bujanoc-Preshevë, transmeton Zhurnal.mk

Kjo pasiqë sipas disa fotografive që qarkullojnë në rrjetet sociale shihet se policia serbe ka vendosur radarë për ndjekje të shpejtësisë së veturave në afërsi të pompës së benzinës Valoni Petrol në rrugën Bujanoc-Preshevë autostrada E-75.

Megjithatë vetura e policisë është e fshehur nga rruga radari është i vendosur anësh rrugës për të ndjekur pikërisht mërgimtarët të cilët shfrytëzojnë rrugët e Serbisë për kthim në vendlindje.