Mësohet identiteti i personit që ndroi jetë në aksidentin në Tetovë

Një aksident me përmasa fatale ka tronditur sot qytetin e Tetovës, ku i riu i cili shëtitej me motor ka ndruar jetë në vendin e aksidentit, raporton Tetova1. Organet kompetente kanë dalur me informacionet e para zyrtare në lidhje me aksidentin.

Në aksident jetën e ka humbur i riu 26 vjeçar. Bëhet fjalë për Ensar Ahmetin nga lagja Cetinskë e Tetovës. Sipas policisë, deri te aksidenti fatal ka ardhur pasi motoristi ka humbur kontrollin mbi mjetin. Rruga ka qenë e lagur dhe në atë moment motori ka rëshqitur dhe është përplasur për mbrotësen anësore. /Tetova1.

Redaksia e portalit Tetova1 i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës, miqve, shokëve dhe të afërmive të tij.