Plas grushti në Kinë, Oscari-in e rrahin keq në fushë (VIDEO)

Një ndër futbollistët më të paguar në botë, Oscar nuk e kishte menduar asnjëherë se aventura e tij në Kinë do të përfundonte me dhunë.

Ndeshja e Superligës së Kinës mes Guangzhou dhe Shanghai gjatë ditës së sotme ka degjeneruar në sherr masiv mes të dyja ekipeve.

Nga kjo zënkë e pësoi ish-ylli i Chelsea, Oscar i cili provokoi futbollistët kundërshtar, por më pas përfundoi në tapetë nga goditjet e tyre.