Qëllohet me armë zjarri një 23-vjeçar

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Vaun e Dejës në Shkodër. Burimet e “Panorama” thonë se i plagosur ka mbetur 23-vjeçari Fran Ndrecaj, nga fshati Manele.

Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe është dërguar në Spital. Mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar edhe autorin dhe ka zbardhur ngjarjen. Ajo ka ndodhur per shkak te nje sherri ne lokal.