Tashmë edhe bashkë i përgjigjen fansave Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj (Foto)

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi është raportuar të kenë filluar një lidhje romantike.

Këngëtari ditë më parë zgjodhi heshtjen duke mos mohuar, as pohuar lidhjen e tyre për Telegrafin.

Megjithatë, spekulimeve i dha zjarr edhe më tepër këngëtarja e cila shkroi në istagram se dikush i kishte rrëmbyer zemrën duke mos specifikuar se për kë bëhet fjala.

Por, në orët e vona të ditës së djeshme dyshja e lartpërmendur janë parë teksa komunikojnë drejtpërdrejt me fansat.

Megjithëse këta të fundit pyetën Gencin dhe Enin nëse janë në lidhje, këta sërish refuzuan të përgjigjen në pyetjet e fansave.

Ndryshe, Genci është duke punuar në një projekt muzikor me të motrën e Enit, këngëtaren Greta Koçi.