Numri i të vdekurve nga zjarri i pyjeve në Portugali është rritur në 57, thonë zyrtarët, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Shumica vdiqën duke u përpjekur të iknin nga zona e Pedrogao Grande, 50km në juglindje të Coimbra, në makinat e tyre.
Disa zjarrfikës raportohet të jenë në mesin e atyre që janë plagosur.
“Për fat të keq kjo duket të jetë tragjedia më e madhe që e kemi parë viteve të fundit sa i përket zjarreve në pyje”, tha kryeministri Antonio Costa.
Numri i të vdekurve mund të rritet më tej, tha ai.
Sekretari i Shtetit Jorge Gomes më herët tha se tre vetë vdiqën nga thithja e tymit dhe 16 vdiqën në makinat e tyre në rrugën që lidh Figueiró dos Vinhos me Castanheira de Pera.
Flakët u përhapën “me dhunë të madhe” në katër fronte, tha zoti Gomes.
Spanja ka dërguar dy aeroplanë bombardues për të ndihmuar në përballimin e zjarreve.
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi zjarrin, i cili gjithashtu ka djegur shtëpi në këtë zonë. Megjithatë Costa tha se thatësira mund të ishtë një shkak i mundshëm.
Portugalia ka përjetuar një valë të nxehtë, me temperatura mbi 40 C në disa zona.
