Vjen edhe një parti e re në skenën politike të Maqedonisë

Partia politike “Një Maqedoni” do të jetë opcioni i ri i cili paraqitet në skenën politike, raporton “Ohrid 1”, burime të cilat i ka siguruar nga rrethi më i ngushtë i themeluesve dhe financusve të këtij subjekti politik, transmeton FLAKA.

Siç njofton ky portal procedura e regjistrimit të partisë është në rrjedhë e sipër, kurse tanimë janë realizuar kontakte me më shumë persona në Shkup dhe në përgjithësi, kurse partia kërkon persona të rinjë e të pa korruptuar.

Jozyrtarisht pas këtij subjekti politik qëndrojnë dy biznismenë nga vendi, të cilët janë të njohur si filantropë, sponsor të klubeve sportive, kurse njëri nga ata është me shtetësi të dyfishtë dhe është bartës i një funksioni të rëndësishëm.

Partia në doktrinën e vetë politike do të ketë vlera nacionale dhe tradicionale si dhe ekonominë.