Arifi: Aksion humanitar me shoqatën bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” (FOTO)

Sot kisha kënaqësinë të kem në vizitë anëtarë të shoqatës bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” nga Prizreni, në krye me hoxhën e nderuar z. Halil Kastrati, një veprimtar dhe humanist i dëshmuar. Z.Kastrati më njoftoi për aksionet bëmirëse që ka realizuar shoqata e tij në të gjitha trojet shqiptare, pëfshirë këtu Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Mbresëlënës ishte fakti që kjo shoqatë vetëm në dy vitet e fundit kishte arritur të sigurojë shtëpi dhe banesa për më shumë se 30 familje në nevojë. Shoqata siguron fondet e nevojshme përmes veprimtarëve shqiptarë ne ballkan dhe europë dhe nuk financohet nga fonde të huaja.

U dakorduam që në të ardhmen të bashkëpunojmë edhe institucionalisht që së bashku në mënyrë të organizuar të veprojmë për të ndihmuar personat dhe familjet e varfëra. Si pikënisje të këtij bashkëpunimi sot organizuam edhe aksionin e përbashkët për ndarjen e pakove me produkte ushqimore për familjet e varfëra. Aksioni u relaizua në oborrin e shkollës fillore Kirili dhe Metodi në Tetovë ku u siguruan më shumë se 150 pako me produkte ushqimore.