Ambasada e Turqisë në Shkup ka shtruar një iftar në të cilin ka ftuar kreun shtetëror të Maqedonisë, përfaqësues politik, sektorin e biznesit, kreun e BFI-së dhe të tjerë. Në këtë iftar mori pjesë edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushogllu. Ai para të pranishmëve tha se në Maqedoni mes bashkësive të ndryshme etnike dhe fetare mund të vërehet një solidaritet etnik dhe mirëkuptim reciprok. Kjo sipas kreut të diplomacies turke kjo duhet t’i shërbejë popullit evropian si shembull për mënyrë se si duhet bërë ajo. Ministri Çavushogllu shprehu edhe njëherë mbështetjen e shtetit turk ndaj Maqedonisë.
“Ne si Republika e Turqisë vazhdimisht do të jemi në anën e Maqedonisë duke e mbështetur për anëtarësimin e saj në NATO, sepse Maqedonia atë e meriton më tepër se të gjithë. Prandaj, stabiliteti dhe paqja e Maqedonisë është e rëndësishme si për rajonin, ashtu edhe për të gjithë Evropën. “Me të vërtetë agjërimi është shpërndarje dhe ndjehem i kënaqur që ndajmë bashkërisht sonte këtë sofër të iftarit. Këtë që e dëgjoj sonte më gëzon tej mase”, deklaroi Mevlut Çavushogllu, ministër i Jashtëm i Turqisë.
Në fjalimin e tij të rastit, ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavushogllu, solli edhe përshëndetjet e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit Binali Jëlldërëm. Pas sofrës së Iftarit, fjalim rasti mbajti edhe ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Ai shtoi se është privilegj i veçantë që ndodhej sofrën e begatë të muajit të shenjtë të Ramazanit, me bashkëqytetarët e tij, me miqtë e tij dhe me mikun e madh të Maqedonisë, Turqinë.
“Qytetarët tanë agjërojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje, por kjo nuk është një ritual për të qenë i uritur, por kjo na mëson vlerat, durimin, besnikërinë dhe moralin e mirë. Muslimanët ndjekin profetin Muhammed i cili thotë: Nuk është nga ne ai që shtrihet i ngopur derisa fqinji i tij është i uritur, sepse këto sofra janë sofra ku ushqimi ndahet me miqtë”, u shpreh Nikolla Diomitrov, Ministër i punëve të Jashtme të Maqedonisë.
Iftari i shtruar nga Ambasada e Turqisë në Shkup u mbështet nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim “Tika”, në bashkëpunim me Odën ekonomike të Maqedonisë dhe Turqisë“Matto” dhe Lidhjen e organizatave joqeveritare turke në Maqedoni “Matusiteb”.
Mefail Ismaili /SHENJA/
