Faruk Avdiu ushtrues detyre kryetar i LR-PDSH-së në Çair

Për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet e fundit parlamentare në Çair të Shkupit, kryesia e Lëvizjes për Reforma PDSH, ka shkakrkuar kryetarin e deritanishëm të degës së partisë në Çair, Rizvan Belën dhe në vend të tij deri në mbajtjen e kuvendit të degës së LR-PDSH-së ku do të rikonfirmohen organet drejtuese partiake të kësaj dege, ka emruar për ushtrues detyre Faruk Avdiun, informon Zhurnal.mk

Faruk Avdiu, është jurist i diplomuar, ka mbaruar studiimet master në universitetin “Kiril dhe Metodi” pranë fakultetit juridik drejtimi penal - kriminalistik. Aktualisht është profesor në Shkollën e Mesme “Arseni Jovkov” në Shkup.

Këtë lajm e ka konfirmuar për Zhurnal.mk edhe sekeretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së dhe ministër i Shëndetësisë Arben Taravari.