Karakamisheva, mbrojtësja e flakët e VMRO-së ka edhe tetë funksione tjera

Tanja Karakamisheva, përkrahëse e flaktë e politikave të VMRO-DPMNE-së, pos angazhimit si profesoreshë në Fakuletin e Drejtësisë në Shkup, ka edhe shtatë-tetë funksione, që nënkupton se posedon CV të pasur pune.
Ajo që nga viti 2010 është emëruar kryetare ose anëtare në disa komisione dhe borde dretuese nëpër institucione të ndryshme.

Burme të “Fokus” thonë se në të gjitha këto funksione, ajo ka marrë mjete financiare shtesë, e në këtë rast nuk është aspak e habitshme që ajo çdo natë mund të shihet si “eksperte” në mediat proqeveritare.

Karakamisheva, poashtu ishte pjesë e Shoqatës qytetare për mbrojtje të Maqedonisë, ku së bashku me disa anëtarë të tjerë të shoqatës e shtëtitë tërë vendin që ti bindin qytetarët se përgjimi masovik është realizuar nga shërbimet sekrete, por jo edhe nga MPB dhe DSK, ndërsa thonin se e tërë kjo bëhet që Zaev ta largojë Gruevskin nga pushteti ilegalisht dhe ai të vijë në pushtet.