Mustafa thotë se nuk hyjnë në koalicion me PDK-në, e lë derën hapur për VV-në

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me anë të një postimi në facebook ka rikonfirmuar qëndrimin e partisë së tij se nuk hyjnë në koalicion me PDK-në.
Ai tutje e ka lënë të hapur mundësinë për koalicion me Vetëvendosjen, ku është shprehur se do të flasin pas certifikimit të rezultateve.

“LDK është parti e cila nuk vepron as sipas kushtezimeve dhe as sipas shantazheve individuale. As me kutin e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc. Qëndrimi i LDK -së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në dhe me koalicionin ku është PDK. Me tjerët vlerësojmë pas certifikimit të rezultateve, por gjithnjë sipas interesit të votuesve të LDK-së”, ka shkruar Mustafa në facebook.