Disa persona janë plagosur pasi u goditën nga një kamion pranë një xhamie në Londër. Dëshmitarët okular thonë se mjeti u largua nga rruga duke u drejtuar kah besimtarët që luteshin në parkun Finsbury pak pas mesnatës.
Një një video të shfaqur në rrjetet sociale shihet se ka disa njerëz të plagosur të cilët janë të palëvizshëm e që gjendet në trotuar ndlrsa një turmë ka rrethuar një burrë që besohet të jetë shoferi. Një zëdhënës i Policisë tha se oficerët u thirrën në orën 12.20.
“Zyrtarët janë në skenë me shërbime të tjera emergjente. Ka një numër të mjaftueshëm të oficerëve që po punojnë në vendngjarje, ka qenë një person i arrestuar. Kërkesat vazhdojnë”, transmeton Shprehja.com
Policia nuk ka konfirmuar pretendimet se muslimanët ishin në shënjestër pasi të cilët dilnin nga xhamia pas namazit të teravisë.
Sekretari i përgjithshëm i këshillit të muslimanëve të Britanisë, tha: “Jemi të tronditur dhe të zemëruar nga fakti se një kamion qëllimisht ka goditur mbi besimtarët musliman të cilët kanë qenë duke u lutur në namazin e natës gjatë muajit të Ramazanit”, raporton Shpreha.com
Nga shërbimi i ndihmës së shpejtë në Londër bëknë të fikur se kanë dërguar një numër të mjaftushëm të resurseve në vendngjarje, por nuk mund të arrihet menjëherë konfirmimi në detaje nese ka viktima dhe sa persona janë të plagosur.
Pjesa e “Shtegut të Shtatë Motrave” është mbyllur pasi operacioni vazhdon.
Nuk ka asnjë sugjerim të menjëhershëm se incidenti në Finsbury Park ishte i lidhur me terrorizëm.
Ky incident është i tretë më i madh në këtë javë për shërbimet emergjente të Londrës, pas sulmit tekvUra dhe fatkeqësisë së Grenfell Tower, ku mbetën të vravë të paktën 58 vetë./Shprehja.com
