Shkarkimi i Zvërlevskit: Përkrahet nga shumica e partive parlamentare, por jo nga VMRO-DPMNE-ja (VIDEO)

Në Kuvendin e Maqedonisë ka arritur propozimi i Qeverisë për shkarkim të prokurorit publik, Marko Zvërlevski dhe kjo është mirëpritur nga shumica e partive parlamentare, por jo nga VMRO-DPMNE-ja, njofton Portalb.mk.

Nga VMRO-DPMNE-ja u shprehën se “Prokuroria Publike është prokurori e cila e zuri Zaevin ne veprën penale “Otkup” dhe për këtë arsye Zaev e dëshiron ndërrimin e tij”.

Ata nuk kanë të formuar grup parlamentar, gjë e cila u jep mundësinë për replikë dhe kundër-replikë në seancë pas vënies në diskutim të shkarkimit të Zvërlevskit, me çka do të zvarriste të njëjtën.

Mirëpo, edhe pse ekziston një mundësi e tillë, sërish nga koordinatori i grupit parlamentar të Lidhjes Social Demokratike e Maqedonisë, Tomisllav Tuntev, u shprehën se kjo do të vazhdonte agoninë për fillim të reformave në gjyqësor.

“Ne kemi kërkuar nga kryetari i Kuvendit që sa më shpejtë të caktojë seancë. Çdo bllokadë e kësaj seancë për shkarkim të Zvërlevskit do të ishte vazhdim i agonisë për fillimin e reformave të vërteta në sistemin e gjyqësorit. Problemi është se që kur Kuvendi do të sjell vendim për shkarkim të prokurorit publik aktual, me automatizëm fillon mandati i prokurorit të ri publik”, tha Tuntev.
Por ai sërish vlerëson se “opinioni i Maqedonisë e pa se si mbaroi bllokada e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të kryeparlamentarit, sot të gjithëve na vjen keq se pse ndodhi ajo, dhe nuk besoj se një opozitë konstruktive mund të mendojë për një gjë të tillë sërish”.

Siç u bë e ditur nga Tuntev, seanca për shkarkim të Zvërlevskit pritet të ndodh javën e ardhshme.

Edhe nga përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët, Surija Rashidi u tha se ata, fillimisht janë për një gjyqësor të depolitizuar

“Ne do ta përkrahim çdo iniciativë që do të thirret në këtë pikëpamje. Gjithmonë kemi qenë për një gjyqësor të rregullt dhe të depolitizuar”, tha Rushidi.
Ndërsa koordinatori i BDI-së, Ejup Alimi u shpreh se ata “si shumicë parlamentare do ta përkrahim iniciativën e Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit, Marko Zvërlevski”.

Ndërsa, nga opozita shqiptare, koalicioni Rilindje me Besë, Fadil Zendeli bërit të ditur se janë për shkarkim të Zvërlevskit, ngaqë ai ka ndikuar në montimin e shumë rasteve si “Monstra” dhe “Sopoti”.

“Ne si grup parlamentar jemi “pro” shkarkimit të prokurorit publik. E konsiderojmë si përgjegjës për politizim të PTHP-së dhe thellim të krizës politike. Është person që ka ndikuar në montimin e shumë rasteve si “Monstra”, “Sopoti” dhe “Lagjja e trimave” dhe se duhet të largohet patjetër. Ai gjithashtu është pjesë edhe raportit të Pribe-së. Duhet të reformohet që të mund të funksionojë gjyqësori si duhet”, tha Zendeli.

VIDEO: https://www.facebook.com/portalb.mk/videos/1406167466139253/