Arben Taravari angazhon maqedonas për PR të vetin, reagojn aktivistët e LR PDSH-së

Ajo që më së paku është pritur ka ndodhur. Ministri i Shëndetësis, Arben Taravari që është kuadër i LR PDSH-së për shef të PR (Marëdhënie me publikun) ka angazhuar një maqedonas. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga aktivistët e LR PDSH-së të cilët menjëher kanë shprehur pakënaqësit e tyre në facebook, transmeton portali “tetova1”.
Kështu Faton Murseli, aktivist i LR PDSH-së nga Tetova që ka ndjekur masterin në Marëdhënie me Publikun ka shkruar: Sa keq që për PR nuk paska kuadro shqiptarë!!! Maqedonasit janë më profesionistë, ç’fatkeqësi!!!
Pas deklaratave të shumta patriotike, sidomos pas rrahjes së kreut të LR PDSH-së Zijadin Sela në parlamentin e Maqedonisë ky veprim nuk është pritur nga Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Sipas portalit antpress.mk për shef të PR, ministri Taravari ka emëruar Kosta Petrovin.