Një person ka humbur jetën, kurse një tjetër është lënduar pasi janë përplasur nga një veturë me ngjyrë të verdhë, transmeton Gazeta Lajm.
Rasti ka ndodhur sot pasdite rreth orës 17 e 30 minuta, në fshatin Haraçinë, transmeton Gazeta Lajm.
Sipas mediumeve maqedonase, në këtë aksident jetën e ka humbur Sabri Shabani 60 vjeçar, kurse lëndime ka marrë fëmiiu 6 vjeçar Omer Shabani, i cili është transferuar në spital në Shkup.(Lajmpress)
