Zoran Zaev dhe LSDM paralajmëruan departizimin dhe depolitizimin e institucioneve dhe aparateve shtetërore deri sa ishin në opozitë, por tani ata shtetin e kanë shëndruar në mjet partiak, thonë nga VMRO-DPMNE përmes kumtesës së lëshuar sot për media.
Zaev dhe udhëheqësit e tjerë të LSD, derisa ishin të opozitës e problematizuan faktin që Gordana Jankullovska ishte edhe ministre e brendshme edhe funksionar partiak. Tani qytetarët po shohin se LSD tjetër është në opozitë e tjetër kur ajo është në pozitë.
Spasovski në vend që të tërhiqet nga funksionet partiake dhe ta ndajë MPB nga partia, sië edhe kanë premtuar nga LSD, ai tani po ngritet në nënkryetar të LSD-së.
Oliver Spasovski është emëruar nënkryetar i partisë, sepse duhet që të realizojë porositë partiake për pastrime në MPB dhe duhet që t’i eliminojë të gjithë profesionistët të cilët në perudhën e kaluar punuan në rastet kundër kriminelëve dhe trafikantëve të droës të afërt me Zaevin.
Qytetarët në mënyrë të qartë po shohim se mbivendosja e partisë në ministrinë e brendshme është pjesë e strategjisë së LSD për të vënë ato nën ombrellën e saj organet policore dhe sistemit gjyqësor. Kjo strategji ka filluar me kërcënimin ndaj gjyqtarëve pëp rizgjedhjes gjenerale dhe vazhdon me iniciativën e Zaevit për të larguar Propurorin e Përgjithshëm Republikane i cili heton rastin “Rryshfeti”.
Me këtë Zaev dëshiron të shpëtojë veten nga ndjekja penale dhe procedimin e akuzave penale kundër tij dhe njerëzve të afërt me të.
VMRO-DPMNE u bën thirrje të gjithë profesionistëve në MPB, prokurorisë dhe gjykatave që të mos përkulen përpara presioneve politike nga ana e LSD. Ata janë të obliguar dhe përgjegjës pëpara qytetarëve që të veprojnë në bazë të kushtetutës dhe ligjeve, e jo përpara urdhërave partiak të nënkryetarit të LSD apo të ndonjë funksionari tjetër partiak”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
