Mila Carovska thotë se pensionet do të jenë të qëndrueshme dhe ndima sociale do të jetë 12.000 denarë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska në një takim në organizatën komunale të LSDM-së në Qendër-Shkup, ka thënë se LSDM-ja si pjesë e qeverisë do të gjejë mënyrë që pensionet të jenë të qëndrueshme.

Sipas Carovskës, në plan është edhe rritja e ndihmës sociale, por kjo do të ndodhë në vitin e ardhshëm.

“Në fillim të vitit 2018 do të rrisim ndihmën sociale në përputhje me vijën e varfërisë. Ndihma sociale për një familje katër anëtarëshe do të duhet të jetë 12.000 denarë, me këtë ata që do të marrin këtë lloj të ndihmës sociale, do të duhet të aktivizohen në tregun e punës dhe të punojnë”, ka thënë ministrja.

Sa u përket personave me aftësi të kufizuara, të cilët sot nisën fushuane tyre përpara parlamentit, Carovska, thotë se parashikon zgjidhjen e disave prej kërkesave të tyre.

“Nuk do të jemi në gjendje që të gjitha kërkesat e tyre në të njëjtën kohë të zgjidhen, ne tashmë kemi pesë pikë nga kërkesat e tyre të cilat me një ndryshim urgjent të ligjit do të tejkalohen. Për shembull, ne kemi për qëllim që për prindërit e këtyre personave të kenë të drejtë të shfrytëzojnë ndihmën për përkujdesje që kap vlerën prej 21.000 denarësh pa cenzus.”, thotë Ministrja.