Pensionohet gjykatësja që refuzoi “bombat”

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme ka shkarkuar gjykatësen Slavjanka Jankoska nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Këshilli Gjyqësor me 9 vota ” për”nga 9 anëtarë të pranishëm ka konstatuar se Jankoska i plotëson kushtet për pensionim dhe kanë votuar për shkarkimin e saj.

Ajo është gjykatësja që ka sjellë vendimin se “bombat” nuk mund të jenë dëshmi për procedurat gjyqësore.

Jankoska gjtiashtu ka punuar edhe në rastet e Zoran Verushevskit dhe të Ljube Boshkovskit, poashtu ka qenë e njohur edhe atë që i ka ikur i dyshuari nga gjykata, shtetasi turk, derisa ka pritur që të përgatitet vendimi për paraburgim.