Në aksidentin që ndodhi këtë pasdite në fshatin Çegran të Gostivarit, është plagosur rëndë motoçiklisti, i cili shpejt me këmbë të thyera është transferuar në klinikat në Shkup.
Sipas SPB-së së Tetovës. sot pasdite rreth 16:30 në rrugën regjionale Gostivar – Çegran ka pasur një përplasje mes “Mercedesit” me targa të Gostivar drejtuar nga U.A. (60) dhe motorit drejtuar nga J.Z. (22) nga Çegrani.
Nga përplasja motorosi mori lëndime të shumta, dhe këmbë të thyera.
Pas aksidentit, ai u shtrua në spitalin e Gostivarit, por nga thyerjet e dy këmbëve dhe lëndimet në kokë është dërguar në klinikat e Shkupit.
Si një arsye e mundshme, pas inspektimit thuhet se ka qenë shpejtësia e papërshtatshme./TetovaSot/
