Ljubço Shvrgovski ish prokuror i përgjithshëm dhe avokat i ish drejtorit të DSK (Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim), Sasho Mijalkov, ka vërtetuar se në funksionin e ri është futur me qëllim që të mbrojë Mijalkovin i cili është i dyshuari kryesor për disa lëndë të PSP-së nga shkaku se nuk është i bindur që DSK-ja ka përgjuar bisedat telefonike që u publikuan nga Zoran Zaevi, shkuan “Svedok”#.
Në vëretjen e “Svedok” se Ljubço Shvrgovski nuk mund të jetë avokat në rastin “Target” pasiqë edhe ai kishte qënë i përgjuar deri në vitin 2013 derisa ishte në funksion, thotë se nuk ndjehet i dëmtuar.
“Nuk ndjehem i dëmtuar nga përgjimi dhe nuk besoj që DSK-ja ka kryer këto përgjime. Për këtë shkak kam vendosur që të bëhem avokat”, thotë Shvrgovski.
Rasti “Target” ka të bëjë me zbardhjen e përgjimeve masive që në vitin 2015 i ka publikuar kryeministri i tanishëm dhe lideri i opozitës së atëhershme, Zoran Zaev.
