Republika e Maqedonisë me gjeo-pozicion e saj në rajon mund të jetë një nga më të rrezikuarat dhe sigurisht më të prekura nga një “përparim” i mundshëm i rrugëve të reja ilegale të emigrantëve, ka thënë ministri Oliver Spasovski në fjalimin e tij në Konferencën e Ministrave të Punëve të Brendshme në kuadër të forumit në Budapest, i dedikuar për migrimit ilegal, presionit të migracionit dhe situatën aktuale përgjatë rrugës së Ballkanit Perendimor.
Ministri Spasovski ka thënë se ka mundësi për abuzim të mundshëm të rrugëve të emigrantëve dhe për infiltrim të militantëve ekstremist përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor.
“Të ballafaquar me fenomenet e reja të sigurisë, aftësitë e përgjithshme e sigurisë të vendit tonë me qëllim të vazhdueshme në parandalimin e kërcënimeve dhe rreziqeve që dalin nga mbështetësit e terrorizmit, duke u fokusuar në parandalimin dhe luftimin e financimit të aktiviteteve terroriste, monitorimin e transaksioneve të dyshimta, për parandalimin e pastrimit të parave dhe rekrutimi i mundshëm i kryerësve të mundshëm të aktiviteteve terroriste në vend dhe jashtë vendit “, ka thën Spasovski.
Sipas kreut të Ministrisë së Brendshme, në mënyrë që të krijojë kontroll më të mirë dhe për të parandaluar transferimin e terroristëve të mundshëm mes emigrantëve, është e nevojshme që të futen mekanizma të unifikuar për parandalim dhe kontroll, shkëmbim të informacionit, duke mbajtur takime të zakonshme nëpërmjet ekipeve të përbashkëta, formimin e një bazë të dhënash të përbashkët.
“Ne nuk duhet të lejojmë që njerëzimi të jetë viktimë e terrorizmit. Por në të njëjtën kohë duhet të jemi të vetëdijshëm se ne nuk mund të harlisemi me luskin e sigurisë dhe sigurinë e qytetarëve tanë dhe vendeve tona. Kërkohet ekuilibër efektiv, funksional që do të anulojë këto dy ekstreme “, ka thënë ministri Spasovski.
