​Di Maria dënohet me një vit burg

Angel Di Maria është dënuar me një vit burg, shkaku i ikjes së tatimit
Ylli i PSG’së, Angel Di Maria e ka pranuar se i ka ikur tatimit gjatë kohës që ishte në Real Madrid, nga viti 2010 deri në vitin 2014.

Argjentinasi është dënuar me një vit burg për fshehje të 1.3 milionë eurove, por, ai nuk do të mbaj asnjë ditë burg.

Di Maria ka pranuar fajësinë dhe ka pranuar të paguajë 2 milionë euro, për t’i ikur burgut.

Njëjtë sikurse Di Maria ishte dënuar edhe Leo Messi me 21 muaj burg, por që kishte paguar shumën e kërkuar nga autoritetet spanjolle.

I fundit që po akuzohet për evazion fiskal është Cristiano Ronaldo, i cili besohet se fshehu 14.7 milionë euro.